Flash News

KRYESORE

Prokurorët që transferoi Arta Marku dorëzojnë dosjet, drejtori i ri që do hetojë kolegët

Prokurorët që transferoi Arta Marku dorëzojnë dosjet,

Adnan Xholi është emëruar në detyrën e drejtorit të Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke marrë kështu vendin e lënë pas dorëheqjes së Sokol Stojanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Report Tv i cili thotë gjithashtu se tre prokurorët, Olsian Çela, Sonila Muhametaj dhe Besim Hajdarmatajn të cilët u transferuar përkatësisht në Berat, Pukë dhe Pogradec kanë dorëzuar dosjet të cilat kishin në hetim.

Janë 90 dosje të cilat hetoheshin nga këta prokurorë tek Krimet e Rënda ndërkohë që tashmë dosjet në fjalë do t’ju kalojnë kolegëve të tyre përmes shortit.

Ndërkohë, të etiketuarit si prokurorët ‘rebel’ të cilët refuzuan shortin për çështjen ‘Shullazi’ do të hetohen nga Adnan Xholi.

 

Të fundit