Flash News

KRYESORE

Prokurori Hajdarmataj tregon dy veprat për të cilat akuzohet Tahiri: Është pjesë e grupit kriminal

Prokurori Hajdarmataj tregon dy veprat për të cilat akuzohet Tahiri:

Prokurori Besim Hajdarmataj ka folur në Këshillin e Rregullores për hetimin e kryer ndaj bandës së Habilajve dhe përfshirjes se ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Hajdarmataj theksoi se hetimi ka nisur që në vitin 2013-të, ndërkohë Prokuroria shqiptare ka prova të tjera që nuk disponohen nga autoritetet italiane dhe greke.

Saimir Tahiri, deklaroi prokurori, akuzohet për trafikim të lendëve narkotike dhe korrupsion pasiv.  

Pjesë nga deklarata e prokurorit:

Nga verifikimet në terren na ka rezultuar që ekziston një fenomen i tillë (mbështetjes së policisë për trafikantët). Gjatë veprimtarisë hetimore kemi arritur të mbledhim prova se në këtë grup personash, ndaj të cilëve prokuroria ka marra masa shtrënguese më parë, rezultojnë të përfshirë edhe dy drejtues të policisë që ndihmojnë në trafikimin. Na rezultonte se në këtë aktivitet ishin të përfshirë edhe vëllezërit Habilaj.

Në momentin kur kemi qenë në dijeni se Moisi Habilaj është larguar nga Shqipëria dhe meqenëse nuk po kthehej, kemi marrë informacion se ky person ishte arrestuar nga autoritetet italiane. Në këto rrethana, kemi filluar një procedim tjetër kryesisht, në lidhje me këtë aktivitet që vijonte që prej vitit 2013. Dhe kemi vijuar procedim për personat që ishin të përfshirë në hetimin e autoriteteve italiane, si dhe për deputetin Saimir Tahiri.

Rezulton se nga të dhënat që ishin bërë publike, kishte biseda kompromentuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal, por aty bëhej fjalë edhe për marrje (lekësh), që kemi të bëjmë me korrupsion pasiv. Ne do të vijonim hetimin, por të dhënat u bënë publike dhe ne ndërhymë në fshatin Babicë (u sekuestruan disa ton drogë).

Ne kemi krijuar dyshimin e arsyeshëm se kjo mbrojtje vinte nga deputeti Saimir Tahiri. Më pas kemi kryer verifikimet për të dhëna që përforcojnë bindjen tonë se realisht ato biseda (të përgjuara nga italianët) përputhen me njëra-tjetrën.

Na ka rezultuar se deputeti Tahiri, në vitin 2013-të, ia kishte shitur makinën njërit prej vëllezërve Habilaj. Më pas na ka rezultuar se ky automjet është ripërdorur nga zoti Tahiri. Deputeti ka udhëtuar kryesisht në Greqi. Në një tjetër rast kur zoti Tahiri ka qenë në Greqi, automjeti është dërguar atje nga një prej vëllezërve Habilaj dhe më pas është kthyer me Tahirin brenda.

Ne kemi krijuar bindjen e plotë se deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në aktivitetin kriminal.

Tahiri akuzohet për veprat penale: trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv.

Personi që kërkon arrestimin ulet në krah të Tahirit, deputetët e PS dhe PD hedhin poshtë kërkesën e fundit të prokurorit

Tahiri zgjedh avokat ish-zv/ministrin e Drejtësisë, fitoi çështjen e bujshme për Shqipërinë

Të fundit