Flash News

KRYESORE

Prokurori i Antimafias Gratteri: Në vitet e fundit kemi shtim të prodhimit të marijuanës në Shqipëri

Prokurori i Antimafias Gratteri: Në vitet e fundit kemi shtim të

Prokurori i Antimafias Nicola Gratteri është një nga hetuesit më të njohur në Itali, i cili ka dhënë goditje të forta mafies vendase. Ai edhe mafien shqiptare e njeh mirë, e di se si punon, bashkëpunimet me mafien italiane dhe aktivitetet e saj.

Hetuesi, i cili prej vitit 1989 mbrohet nga një skuadër policore, thotë për Ora News se mafia shqiptare nga dita në ditë po fuqizohet.

Ai shton se nga hetimet e kryera, nga Shqipëria drejt Italisë trafikohet marijuanë, e cila blihet nga klanet mafioze vendase.

“ Në krahasim me një vit më parë mafia shqiptare në Itali është aktualisht më e pranishme në trafikun e drogës. Po bëhet përherë e më shumë një mafie e zhvilluar dhe e rëndësishme, pasi arrin të manovrojë sasi të mëdha kokaine e veçanërisht heroine. Pa harruar dhe marijuanën. Shumë herë këtë vit kemi vënë nën hetim shqiptarë që organizonin trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali. Madje pak javë më parë gjatë një operacioni në kanalin e Otrantos sekuestruam rreth 6 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit.

Trafikantët shqiptarë përdorin dy rrugë kryesore, ajo e kanalit të Otrantos e cila është largësia më e afërt detare mes dy vendeve dhe rruga tokësore përmes territorit të ish Jugosllavisë duke hyrë në Itali përmes kufirit verior.”, tha ai.

Prokurori shpjegoi edhe lidhjet mes mafies shqiptare dhe asaj italiane.

“Ndrangheta blen nga mafia shqiptare marijuanë, e studimet e analizat e kryera nga ne, tregojnë se gjatë viteve të fundit kemi një shtim të prodhimit të marijuanës në Shqipëri, gjë që sjell uljen e çmimit të saj. Si rrjedhojë Ndrangheta përveç kultivimi ilegal të marijuanës në territorin e saj në Aspromonte (Calabria) blen me çmim mjaft të lirë dhe marijuanën shqiptare. Mafia ndraghetiste e territorit të Vibo Valentias apo e provincës së Crotones, që janë klane mafioze mjaft të fuqishme, të konsideruara të serisë A, blejnë marijuanën shqiptare.”

Të fundit