Flash News

KRYESORE

Prokurori i dosjes “Tahiri” në skanerin e vettingut, KPK zbardh pasurinë e Dritan Prençit

Prokurori i dosjes “Tahiri” në skanerin e vettingut, KPK zbardh

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot seancën dëgjimore për prokurorin Dritan Prençi.

Në bazë të raportit të ILDKPKI rezulton se Prençi ka pasuri të ligjshme dhe e justifikon atë.

“Prençi ka apartament banimi 74 m2 në Kashar, të cilin e ka blerë me kredi. Ka një makinë tip ‘Golf’, me vit prodhimi 1998, të cilën e ka blerë 500 mijë lekë të vjetra. DSIK vlerëson se Prençi është i pastër. Kemi bërë verifikime për prokurorin, ku rezulton se shtetasi H. P. e ka kallëzuar në vitin 2015. Për këtë kallëzim është vendosur mos fillimi i hetimit. Nga verifikimi ynë nuk ka indicie nga denoncuesi“, thuhet në raportin e KPK-së.

Në këtë seancë të drejtuar nga trupa gjykuese Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu, prokurori ishte i pranishëm dhe kërkoi që të rikonfirmohet në detyrë, pasi ka pranuar raportin e KPK.

Kujtojmë se Prençi është pjesë e prokurorëve që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhjet e tij më grupin kriminal të Habilajve, si dhe prokuror në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.

Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vendimi për rikonfirmimin e tij në detyrë pritet të merret me 7 qershor.

 

Të fundit