Flash News

KRYESORE

Prokurori i Përgjithshëm kritikon presidentin Trump: Nuk do lejoj që drejtësia të ndikohet nga politika

Prokurori i Përgjithshëm kritikon presidentin Trump: Nuk do lejoj

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions kritikoi të enjten Presidentin Donald Trump pasi gjatë një interviste televizive ky i fundit, bëri një vlerësim shumë kritik të mënyrës se si ai po mbikqyr Departamentin e Drejtësisë. Presidenti tha se Sessions “nuk e ka nën kontroll agjencinë që drejton”.

"E mora kontrollin e Departamentit të Drejtësisë ditën kur u betova", tha Sessions në një deklaratë. “Gjatë kohës që unë do të jem Prokuror i Përgjithshëm, veprimet e Departamentit të Drejtësisë nuk do të ndikohen në mënyrë të papërshtatshme nga gjykimet politike", shtoi ai, raporton Voa.

Mardhëniet mes Presidentit Trump dhe Prokurorit të Përgjithshëm Sessions janë acaruar pasi ky i fundit vendosi të heqë dorë nga mbikqyrja e hetimit që po kryhet lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Trump i ka bërë disa herë thirrje Session të ndërhyjë për të ndalur hetimin, të cilin e cilëson një gjueti shtrigash.

Të fundit