Flash News

KRYESORE

Prokurori i Përgjithshëm në vetting vetëm pas emërimit, Ulsi Manja: Tre kriteret që duhet të plotësojë

Prokurori i Përgjithshëm në vetting vetëm pas emërimit,

Mazhoranca po shkon drejt zgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë votash dhe me kandidat që nuk i është nënshtruar procesit të vetting-ut. Deputeti i PS-së, Ulsi Manja i bëri thirrje prokurorëve të bëhen pjesë e kësaj gare, që sipas tij zhvillohet në një moment të rëndësishëm për organin e akuzës.

“U bëj thirrje të gjithë prokurorëve që përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj, të bëhen pjesë e kësaj gare. Afati skadon në datën 12 dhjetor, në orën 18:00. Nuk kam informacion paraprak nëse ka apo jo aplikime, por besoj se do ketë sepse prokurorët e sistemit e kanë kuptuar rëndësinë e këtij momenti dhe të këtij ngërçi ligjor ku gjendet organi i akuzës për momentin, dhe shpresoj se do të bëhen pjesë e kësaj gare për t’i dhënë vlerën këtij pozicioni për rëndësishëm, qoftë edhe i përkohshëm”, tha Manja.

Manja theksoi se janë tre kritere që duhet të plotësojë një kandidat, gjithsesi, procesi i vetting-ut nuk do të merret parasysh nga mazhoranca, por prokurori i zgjedhur do i nënshtrohet rivlerësimit vetëm pasi të jetë emëruar në detyrë.  

“E para duhet të jetë prokuror i sistemit sepse prokurori i përgjithshëm i përkohshëm do të jetë ushtrues i detyrës deri në krijimin e KLP-së. E dyta, duhet të ketë mbi 15 vite eksperiencë si prokuror. Të ketë kryer shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi. Edhe prokurori i përkohshëm në momentin që do të caktohet në atë detyrë do t’i nënshtrohet me përparësi vetting-ut”, tha deputeti socialist.

Pyetja për kryeprokurorin e përkohshëm që vuri në siklet Vasilika Hysin, deputetja e PS dredhon dhe nuk jep përgjigje

Të fundit