Flash News

KRYESORE

Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga drejtësia shqiptare dhe nga këta njerëz të pafytyrë

Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga drejtësia shqiptare

Nën moton “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”,  eksperti i OPDAT, shqiptaro-amerikani,  Gjaon Juncaj ka folur në eventin Ted Ex për drejtësinë shqiptare.  Ai ka thënë se nuk ka parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshëm të lënë të pambrojtur nga  sistemi i drejtësisë  se sa këtu në Shqipëri.

Ai gjithashtu shprehet se i vjen turp nga kjo situatë ku sistemi i drejtësisë është lënë të bjerë shuam poshtë.

 Megjithatë, këshilltari juridik i ambasadës amerikane i cili ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti në reformën në drejtësi thotë se ka shpresë por në këtë betejë të vështirë duhet të jemi të gjithë bashkë.

Juristi Juncaj shpreh keqardhje dhe për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

“Gjuha ime e parë është shqipja, flasim edhe në shtëpi. Shumë të rinj po braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur alternativa të tjera. Dua të jem i ndershëm më ju, jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë që kanë shkaktuar dhimbje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësorë edhe në atë të edukimit. Njerëzit kanë nevojë të shkollohen pavarësisht se kush janë,” tha Juncaj.

   

Të fundit