Flash News

KRYESORE

Prokuroria çon në gjykatë grabitjen e Rinasit: ja shkeljet e 6 të akuzuarve për 'shpërdorim detyre'

Prokuroria çon në gjykatë grabitjen e Rinasit: ja shkeljet e 6

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka nisur në gjykatë dosjen për grabitjen spektakolare të 3.2 milion dollarëve në rrugën e Rinasit. Rreth 50 ditë pas vjedhjes Prokuroria dërgon për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar. Të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim. Gjashtë të akuzuarit janë Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja.

Shkeljet e vërejtura nga Prokuroria e Tiranë dhe të bëra publike në njoftimin e saj janë:

- nga ana e të pandehurve, çanta me GPS (e cila mund të ndihmojë vendndodhjen e parave në rast vjedhjeje) nuk është futur midis parave të tjera. Kjo çantë është mbajtur veçuar në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Ky veprim është kryer me dashje.

- Nuk është lidhur me sallën opertative për ngjarjen e ndodhur. Lidhja me sallën operative është e nevojshme në rastin konkret për të zbuluar autorët e veprës penale.

- Mungon instruktazhi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportuar para se si duhet të veprohej në raste të tilla.

- Makinat nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standartit.

- Në këto kushte, pa eksperiencë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkte kanë shpërdoruar detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë.

- Janë fikur pa asnjë shkak kamerat e sigurisë së makinave të blinduara. Kjo do të thotë se, me dashje, të gjithë personat që kanë qenë në makinë, kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave, si edhe janë bërë pengesë për zbardhjen e mekanizimit të ngjarjes. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamerat e të dy makinave nuk kanë qenë në punë. Të gjitha këto veprime janë bërë me dashje direkte dhe kanë lidhje edhe më pasojën e ardhur.

-Po kështu, në kundërshtim me sa parashikojnë aktet ligjore dhe ato nënligjore në zbatim të tyre, nga kqyrja, ka rezultuar se nuk ka patur asnjë gjurmë të njoftimit me alarm nga punonjësit e shoqërimit, konkretisht të automjetit të blinduar.

Të fundit