Flash News

KRYESORE

Prokuroria dërgon në gjykatë dosjen “Habilaj”, mungon emri i Saimir Tahirit

Prokuroria dërgon në gjykatë dosjen “Habilaj”, mungon

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për të ashtuquajturin grupi “Habilaj” duke e dërguar dosjen në gjykatë.

Nëntë janë personat për të cilët prokuroria kërkon nisjen e gjykimit, ndërsa ata akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafik droge. Mes emrave që janë pjesë e dosjes është edhe Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali.

Ndërkohë, emri i Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm, nuk është pjesë e kësaj dosjeje. Prokuroria ka afat deri në datën 17 janar për të vendosur ndaj ish-ministrit, nëse do ta dërgojë dosjen për gjykim apo do pushojë hetimet.

Të fundit