Flash News

KRYESORE

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall në kërkim 5 të akuzuar nga grupi “Viluni”, trafikuan 3.5 tonë drogë

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall në kërkim 5 të

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me akuzën se kanë qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës të njohur me emrin “banda e Vilunit”.

Urdhrat e arrestit për këta shtetas janë firmosur disa javë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe janë lënë në fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa këtë fundjavë janë marrë në shqyrtim e aprovuar edhe nga Apeli.

Bëhet fjalë për pesë persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga ana e prokurorisë, pasi rezultojnë të implikuar në role e detyra të ndryshme në grupin e goditur fillimisht gjatë aksionit “Laguna e Vilunit”. Grupi në fjalë mësohet se ka grumbulluar sasi të mëdha droge nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas i ka trafikuar në drejtim të Italisë.

Në ditët e para të qershorit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e shtetasve Andera (Renato) Çaushi, i cili u kap në një automjet të blinduar në të njëjtin aksion, ku u prangosën dhe Andrea Mita, Kasem Pilurin, Altin Rramolli, të akuzuar në vazhdim të procedimit të nisur gjatë aksionit “Laguna e Vilunit”. Pa kaluar një muaj nga ky aksion, gjykata liroi Renato Çaushin, ndërsa të tjerët u lanë në burg. Pesë bashkëpunëtorë të tyre janë ndërkohë në kërkim pasi ende nuk janë gjetur.

Të fundit