Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prokuroria e Përgjithshme drejtohet nga Fatmir Xhafaj? Të gjitha akuzat dhe dyshimet që kryeprokurori i Elbasanit hodhi mbi Arta Markun dhe ministrin e Brendshëm
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina ka lëshuar akuza dhe dyshime të forta mbi cenimin e pavarësisë së Prokurorisë së Përgjithshme nga pushteti ekzekutiv. Në çdo sistem demokratik, sistemi i drejtësisë, ku përfshihet edhe Prokuroria, duhet të jetë i ndarë nga pushteti ekzekutiv (qeveria), por deklaratat e Ginës tregojnë një situatë alarmuese. Sipas tij, çdo lëvizje që kryen Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, bëhet në konsultim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në deklaratën ku refuzoi urdhrin e Markut për t’u larguar nga detyra e kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina përmendi disa herë rolin e ministrit Xhafajt dhe Policisë së Shtetit në çështje hetimore me rëndësi të madhe në këtë qytet, duke akuzuar edhe për braktisje të hetimeve dhe manipulim të provave.
Gina ishte shumë i qartë kur tha se institucioni i prokurorisë menaxhohet nga persona jashtë-institucional, ndërsa shkarkimin e tij e konsideroi të nxitur politikisht.
Ndër të tjera ai tha: “Ky është sinjal për të gjithë prokurorët dhe jo vetëm për ata të Elbasanit, që kushdo që synon të zhvillojë hetime për grupe apo struktura të caktuara kriminale mund ta pësojë në vendin e punës dhe në karrierën profesionale.”
Akuzat dhe dyshimet e prokurorit Dritan Gina:
Për Arta Markun: Vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm për ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Elbasanit është tërërisht i kundraligjshëm. Në asnjë pikë të dispozitave kalimtare nuk është parashikuar mundësia që Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm të ndërpresë funksionet e drejtuesit të caktuar përkohësisht dhe për më tepër të komandojë një tjetër drejtues. Nga ana tjetër kam të gjithë të drejtën, bazuar edhe nga informacionet, se kjo lëvizje antiligjore është e nxitur edhe nga qarqe të caktuara politike.
Për Fatmir Xhafajn: Pavarësisht angazhimit të trupës së prokurorëve, këto ngjarje nuk janë zbardhur, por autorët e tyre pavarësisht se njihen nga ana policia e shtetit nuk janë siguruar provat e nevojshme gjatë këqyrjes në vendngjarje dhe hetimeve paraprake, duke u konstatuar shkelje të rënda gjatë veprimeve hetimore.
Për Fatmir Xhafajn: Nga ana zyrtarëve të ndryshëm, kryesisht të Ministrisë së Brendshme dhe drejtorisë së Policisë së Shtetit, ka nisur një fushatë kundërshtuese ndaj Prokurorisë së Elbasanit, përfshirë edhe drejtuesin e saj që është sot këtu përpara jush. Madje, situata precipitoi deri në atë pikë sa disa punonjës të policisë ushtruan kontroll në zyrat e Prokurorisë me qëllimin e vetëm për të justifikuar procesin denigrues.
Për Arta Markun dhe Fatmir Xhafajn: Pas një sërë kundërvëniesh të pasuksesshme është gjetur mënyra më e mirë për të demotivuar Prokurorinë e Elbasanit duke urdhëruar lëvizjen antiligjore të drejtuesit të kësaj prokurorie. Ky është sinjal për të gjithë prokurorët dhe jo vetëm për ata të Elbasanit, që kushdo që synon të zhvillojë hetime për grupe apo struktura të caktuara kriminale mund ta pësojë në vendin e punës dhe në karrierën profesionale.
Për Arta Markun: Ajo ka vendosur që unë të largohem nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit pa asnjë tagër dhe bazë ligjore. Vendimmarrja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në rastin tim, por edhe kolegëve të tjerë, nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematikash. E besoni ju që deri në këtë moment që flasim, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe stafin nuk ka bërë asnjë mbledhje. Pse? Sepse kjo nuk i intereson aspak. Duket qartë që Prokurori i Përkohshëm kërkon të njhet me problemet e institucionit që drejton vetëm nëpërmjet kontakteve me zyrtarët politikë. Menjëherë pas këtyre kontakteve politike, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka nxjerrë vendimin për lëvizjen e prokurorëve.
Unë nuk dua të bëj analizën e vendimmarrjes se Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm sepse nuk e kam atë tagër, por si prokuror dhe si jurist e vlerësoj tërësisht të papërshtatshëm që një institucion i pavarur të menaxhohet nga zyrtarë politikë jashtë-institucional.
Për Arta Markun: Duke qenë jursit si shumë kolegë të mi, e kam shumë të qartë se një urdhër haptazi i paligjshëm nuk zbatohet, për këtë arsye, pavarësisht se çfarë ka vendosur Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, unë nuk mund të braktis detyrën bazuar në një urdhër të paligjshëm. Unë refuzoj ta zbatoj atë dhe do të vazhdoj të ushtroj funksionet e mia derisa vendimmarrja të zbatohet në Kushtetutë dhe ligj.
Për Fatmir Xhafajn: Një nga rastet kryesore kur policia nuk bashkëpunoi kur ne kërkuam ndihmën e saj në terren. Kjo ndihmë nuk erdhi asnjëherë me pretendimin se punonjësit e policisë ishin në plazh, ishin me pushime, dhe për këtë arsye ky hetim dështoi.
Për Arta Markun: Gjithashtu, problematika të tjera konstatohen edhe në çështje që janë nën hetim. Madje unë mund t’ju them se rasti më i fundit është rasti i ngjarjes që ka ndodhur tek hotel ‘Univers’, unë kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, nga shefi i IT-së pranë kësaj Prokurorie, për të kryer veprime pranë serverave të bashkisë pasi ka dyshime se persona të paautorizuar mund të kenë akses në këto servera. Kjo lëvizje (largimi nga detyra) vjen menjëherë pas kësaj kërkese që unë kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Për Arta Markun dhe Fatmir Xhafajn: Unë si prokuror nëse dua të di ku qëndrojnë problemet e prokurorisë atëherë do të konsultohem me stafin tim dhe jo me stafin e Ministrisë së Brendshme apo në rastin konkret me ministrin Xhafaj të cilin e ka pritur (më takim).
Për Arta Markun: Nëse Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm kërkon të bëhet Prokuror i Përgjithshëm i Përhershëm nuk mund të bëhet duke bërë qoka personale, por këtë mund ta arrijë nëpërmjet cv-së së saj dhe duke kandiduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, këshill të cilit i bindem edhe unë tërësisht.
“Kryengritja” ndaj Arta Markut, prokurori i Durrësit nuk pranon të japë dorëheqje
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38