Flash News

KRYESORE

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kryebashkiakun socialist të Librazhdit

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kryebashkiakun socialist

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet  për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit.

Për kryebashkiakun e Librazhdit nuk ka pasur denoncim në media, ndërsa ende nuk dihet se për cfarë ka nisur verifikimin Prokuroria e Përgjithshme.

Deri më tani prokuroria ka nisur procedurat për hetimin e 5 të zgjedhurve kryetar bashkie nga votimet e 30 qershorit.

Valdrin Pjetri në Shkodër la mandatin, në Vorë Agim Kajmaku është në kërkim, mbi Qerim Ismailajn vazhdon procesi i hetimit, në Vaun e Dejës, ku u votua Mark Babani ende nuk ka një përfundim mbi hetimet.

Së fundmi kanë nisur hetimet edhe për Lefter Allën në Bulqizë.

Të fundit