Flash News

KRYESORE

Prokuroria holandeze kryen autopsinë, zbulohet çfarë u gjet në trupin e gjeneralit kroat që piu helm

Prokuroria holandeze kryen autopsinë, zbulohet çfarë u gjet

Këtë të premte janë publikuar rezultatet e autopsisë të trupit të gjeneralit kroat Slobodan Praljak. Të mërkurën e kaluar Praljak vdiq në spitalin Westeinde në Hagë pasi piu helmin në Gjykatën e Hagës ku u dënua me 20 20 vjet burg për krime lufte gjatë luftës serbo-kroate në Kroaci në fillim të viteve ’90.

Prokuroria holandeze ka publikuar rezultatet preliminare të autopsisë.

Testet toksikologjike kanë treguar se në gjakun e Prajlak është gjetur përqendrimi i cianurit të kaliumit. Kjo thuhet t’i ketë shkaktuar ndalim të zemrës, e cila dyshohet si shkaktarja kryesore e vdekjes.

Gjatë autospisë prezent ishin dy ekspertë kroatë ashtu siç ishte marrëveshja e Gjykatës dhe autoriteteve kroate.

Të fundit