Flash News

KRYESORE

Prokuroria i administroi tabulatet telefonike, merr në pyetje Xhisiela Malokun

Prokuroria i administroi tabulatet telefonike, merr në pyetje Xhisiela

Pasi administroi tabulatet telefonike Xhisiela Malokut dhe akt-ekspertizës ditën e djeshme është marrë sot në pyetje nga Prokuroria vajza.

Prokuroria ka vendosur të pyesë 25-vjeçaren, e cila dyshohet se është dhunuar nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Në dokumentin e ekspertëve mjeko ligjorë thuhej se vajza ka shenja dhune në shpatull, ndërsa djegie me cigare ne kofshë.

“Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja”, shkruhej në akt-ekspertizë.

 

Të fundit