Flash News

KRYESORE

Prokuroria jep masën për 15 biznesmenët: Burg për 14 prej tyre, njëri me arrest shtëpie

Prokuroria jep masën për 15 biznesmenët: Burg për 14 prej

15 biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal kanë marrë sot masën e dënimit pas seancës gjyqësore të zhvilluar sot.

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 14 prej tyre dhe dhe ‘arrest shtëpie’ për njërin. Bëhet fjalë për shtetasit; Haxhi Sala, Ilia Dimo, Vasil Korita, Shkëlqim Prodani, Besnik Pelivani, Vangjush Mbriçi, Mhill Ndreca, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ardian Bejko, Astrit Lala, Fatmir Firi, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni.

Biznesmeni për të cilin Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ është Shkëlqim Prodani.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese,  falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan më 4 shtator me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit.

Dyshohet se ata përdornin faturat tatimore fiktive duke shkaktuar miliona euro dëme në xhepat e shtetit, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

Të fundit