Flash News

KRYESORE

Prokuroria jep pretencën: 12 vite burg për Sajmri Tahirin

Prokuroria jep pretencën: 12 vite burg për Sajmri Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Pretenca e prokurorëve është dhënë pak minuta më parë.

Gjatë leximit të pretencës ishte i pranishëm vetë Tahiri së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia.

Akuzat që rëndojnë mbi ish ministrin e brendshëm, ish drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çelën, ish oficerin e policisë Gjergji Kohilën dhe ish oficerin e policisë Sokol Boden janë “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Në seancën e fundit para pushimeve verore, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri, për gjykim të shkurtuar. Kjo bën që ish-ministri të përfitojë ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite burg, si dhe hetimi të bëhet vetëm me provat e mbledhura deri në datën e pranimit të kërkesës.

Të fundit