Flash News

KRYESORE

Prokuroria jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, kërkon 64 vite burg

Prokuroria jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij,

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës.

Në total, Prokuroria ka kërkuar 64 vite burg.

Konkretisht, për Emiljano Shullazin është kërkuar 17 vite burg, për Gilmando Danin 15 vite burg, 11 vite burg për Endri Qyqen, 11 vite burg për Endrit Zelën dhe 10 vite për Blerim Shullazin.

Grupi i strukturuar kriminal akuzohet për gjobëvënie, kanosje dhe vepra të tjera penale.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në sallë morën pjesë edhe tre përfaqësues të ambasadës amerikane dhe asaj gjermane.

Pretenca u lexua nga trupa e prokurorëve e kryesuar nga Donika Prela, si dhe Besnik Muçi, Getjan Osmani e Anton Martini.

“Shullazi” shkaktoi një ‘furtunë’ në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për 10  prokurorët që refuzuan të merren me këtë dosje.

Emiljano Shullazi akuzohet konkretisht:

‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, kryer në bashkëpunim në formë të posacme,  ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim në formë të posacme, ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’’, kryer në dëm të shtetasit Adriatik Kërcuku, kryer në bashkëpunim në formë të posacme,  ‘Kanosje per shkak te detyres’’, kryer ne bashkepunim ne forme grupi, kryer ne dem te shtetasit Mynyr Kone,  ‘Kanosje per shkak te detyres’’, kryer ne bashkepunim ne forme grupi, kryer ne dem te shtetasit Dhori Kule, ‘Shkaterrim prone me eksploziv’’, kryer ne bashkepunim ne forme grupi te strukturuar,  ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’’.

Të fundit