Flash News

KRYESORE

Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit, reagon deputeti i LSI-së: Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset

Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit, reagon deputeti i LSI-së:

Deputeti i LSI-së Gledion Rehovica ka reaguar pas kërkesës që prokuroria i drjetoi KQZ-së ku kërkonte heqjen e mandatit të deputetit të LSI-së.

Në reagimin e tij, Rehovica mohon akuzat duke thënë se nuk ka pasur asnjë rast ku ai është hetuar, gjykuar apo të jetë marr masë shtrënguese.

Reagimi i plotë

Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në njërast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian.

Nuk ka pasur asnjëherë dyshim lidhur me përfshirjen time për aktivitete apo veprime kriminale që nënkupton se nuk ka pasur asnjeherë as brenda dhe as jashtë territorit të Republikës hetim, gjykim apo dënim ndaj meje. Kjo është lehtëisht e provuar nga qëndrimet zyrtare të certifikuara nga institucionet kompetente italiane.

Integriteti dhe origjina ime nuk mund të përdhoset dhe nëpërkëmbet nga askush e aq më pak nga institucionet që duhet të jenë garant për zbatimin e ligjit.

Kam qenë dhe jam totalisht i përgjegjshëm për cfarë kam bërë dhe për cfarë nuk kam bërë dhe do t’i kundërpërgjigjem cdo akuze absurde.

 

Të fundit