Flash News

KRYESORE

Prokuroria kërkon dënim me burg për Tom Doshin; ja kur e merr vendimin Gjykata

Prokuroria kërkon dënim me burg për Tom Doshin; ja kur e merr

Prokuroria ka kërkuar dënim me burg për deputetin e majtë, Tom Doshi, i akuzuar për “kallëzim të rremë”, kur në vitin 2015-të akuzoi ish-kreun e Kuvendit, Ilir Meta, sot presidenti i Republikës, se kishte planifikuar atentat ndaj tij. Prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg për Doshin.

Organi i akuzës ka kërkuar të njëjtin dënim edhe për ish-deputetin Mark Frroku dhe për shtetasin Durim Bami, të përfshirë në këtë çështje.

Gjykata do marrë vendimin më 4 korrik, por tre të akuzuarit e kanë siguruar tashmë fitoren e parë sepse është miratuar kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe në rast të një dënimi, ata nuk do të vuajnë më shumë se 8 muaj burg.

Të fundit