Flash News

KRYESORE

Prokuroria letër-porosi autoriteteve italiane: Kërkojmë dëshmitë e Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit

Prokuroria letër-porosi autoriteteve italiane: Kërkojmë

Prokuroria e Krimeve të rënda i ka dërguar një letër porosi prokurorisë së Catanias ku kërkon t'i vërë në dispozicion dëshmitë e Nezar Seitit dhe Moisi Habilajt. Kujtojmë që kjo është kërkesa e tretë e Prokurorsë shqiptare që u bën vendeve fqinje për çështjen Tahiri; më herët dërguar drejtësisë greke. Vetëm pasi të zbatohen këto letërporosi Krimet e Rënda do të vendosin për fatin e dosjes.

Hetimet ndaj Saimir Tahirit nisën në tetor të 2017-s, pas arrestimit të Moisi Habilajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij në Catania. Aktualisht mësohet se hetimet po verifikojmë tabulatet celulare.

Kujtojmë që prokuroria dështoi të dërgojë prapa hekurave ish-ministrin pasi Kuvendi nuk e miratoi arrestimin e tij. Por javë më vonë, Tahirit i'u ndalua e drejta për të dalë jashtë vendit. Apeli për Krime të Rënda e prishi vendimin e shkallës së parë duke i hequr masën shtrënguese ish-ministrit Tahiri. Aktualisht çështja ndodhet në gjykatën e Lartë, pasi prokuroria paraqiti rekurs.

 

 

Të fundit