Flash News

KRYESORE

Prokuroria merr të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë, akuzohet për shpërdorim detyre

Prokuroria merr të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë, akuzohet

Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se ka marrë në cilësinë e të pandehurit, ish-kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Gjon Marku. Sipas prokurorisë, në kohën që Marku ka qenë kryetar bashkie gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një licencë si dhe një certifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.

“Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, dhe ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën”, njofton prokuroria.

Të fundit