Flash News

KRYESORE

Prokuroria nis verifikimet e pasurisë për Agron Xhafaj; a do të hetohet edhe ministri i Brendshëm?

Prokuroria nis verifikimet e pasurisë për Agron Xhafaj; a do të

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar sot se ka filluar verifikimet pasurore për shtetasin Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Hetimet janë shtrirë brenda dhe jashtë vendit dhe po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë.

Pyetja që shtrohet është nese edhe ministri Xhafaj do t’i nënshtrohet verifikimeve pasurore, pasi opozita pretendon se ai është subjekt i ligjit anti-mafia.

Vëllai i tij, Agroni, është dënuar në vitin 2012-të në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por ndonëse ishte në dijeni të këtij vendimi, Fatmir Xhafaj pranoi të merrte postin e ministrit të Brendshëm dhe e mohoi disa herë dënimin, deri kur Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë.

I pyetur nga gazetarët nëse prekej nga ligji anti-mafia, i cili parashikon hetime për familjarët e trafikantëve, ministri tha se teorikisht është subjekt i tij, por në praktike jo, sepse vëllai i tij nuk po i nënshtrohet këtij hetimi.

Gjithsesi, për Shqipërinë do të ishte një tjetër goditje e madhe përpara vendimit për negociatat, nëse ministri i Brendshëm, përgjegjës për goditjen e grupeve kriminale, do të hetohet në kuadër të ligjit anti-mafia.

Të fundit