Flash News

KRYESORE

Prokuroria nisi hetimet për fshehje të 7 pasurive, Ervin Bushati: Nuk kam frikë

Prokuroria nisi hetimet për fshehje të 7 pasurive, Ervin Bushati: Nuk

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është shprehur për vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, që pranoi padinë e bërë në Tetor të 2018 nga Partia Demokratike, teksa ‘selia blu’ e akuzon deputetin Bushati për fshehje të shtate pasurisë. Në studion e emisionit “Mbrëmje në ABC News”, Bushati deklaroi se ndihet i qetë pasi të gjitha pasuritë i ka të justifikuara.

Fshehu 7 pasuri të paluajtshme, Prokuroria detyrohet nga Gjykata të hetojë deputetin e PS

“Kjo është një çështje e hapur që në Tetor. Kanë në sinkron disa padi si ndaj meje ashtu edhe ndaj dy kolegeve të PS. Për çudi në momentin që ne kemi bërë publike dhe mund të kem bërë qindra deklarata si deputet dhe si sekretar i PS për PD, dhe çuditshëm u materializuan shumë padi në momentin që në nxorëm dhe bëmë publike fakte për kunatin e zotit Lulzim Basha.

Unë kam edhe një çështje tjetër që më ka hapur Erjon Isufaj, më duket e ka emrin kunati i zotit Basha, dhe më ka hapur një padi civile për prishje imazhi. Dhe më vjen mirë që reagon PD vetëm kur i preket interesi i kunatit. Nuk e di unë i kam të gjitha të deklaruara në deklarimin e pasurive, në dekriminalizimin e të gjitha këto bashkë. Gjithë deklarimet e mia janë mëse të qarta shumë herë për disa vite me radhë. Që u kujtua tani PD tregon se ajo kujtohet kur i preket interesi personal i kunatit. Megjithatë do të sqarohen derisa nuk ka çështje dhe është e mbyllur në Prokurori”, sqaroi deputeti socialist, duke shtuar:

“Në këtë pikë PD më duket e palogjikshme në shumë çështje, por këtë le ta ndjekë PD sa të dojë edhe në prokurori, gjykata, edhe në ILDKP e të gjitha bashkë”, përfundoi ai.

PD deklaroi se deputeti Ervin Bushati ka fshehur të paktën 7 pasurive të paluajtshme, ku përfshihen: 1. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall në Tiranë. 2. Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall në Tiranë. 3. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall po në Tiranë. 4. Një ndërtesë me sipërfaqe 76 m2 në Qerret Kavajë. 5. Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall në Qerret, Kavajë. 6. Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall në Sarandë. 7. Një garazh me sipërfaqe secila 42 m2 në Sarandë.

Të fundit