Flash News

KRYESORE

Prokuroria paralajmëron noterët për Agim Kajmakun në arrati: Njoftoni 129-ën nëse paraqitet për prokurorë

Prokuroria paralajmëron noterët për Agim Kajmakun në arrati:

Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka shpërndarë një shkresë zyrtare të gjithë noterëve që të denoncojnë menjëherë Agim Kajmakun, nëse ish kreu i bashkisë Vorë i shkarkuar dhe i shpallur në kërkim, paraqitet pranë zyrave të tyre për ndonjë prokurë.

Në të kundërt, prokuroria i paralajmëron noterët se do të mbajnë përgjegjësi penale.

"Nëse Agim Kajmaku paraqitet për kryerjen e ndonjë veprimi noterial ciladoqoftë kërkesa e tij, njoftoni policinë e shtetit në numrin 129. Mosbërja e njoftimit ngarkon noterët me përgjegjësi penale”, paralajmëron organi i akuzës.

Kajmaku u shkarkua nga detyra nga KQZ për mosdeklarim të një dënimi për falsifikim parash në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Po ashtu, Kajmaku akuzohet edhe se pas shkarkimit nga detyra, firmosi largimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë.

Të fundit