Flash News

KRYESORE

Prokuroria përgënjeshtron Ramën dhe Xhafën: Informacioni për kokainën erdhi nga Italia

Prokuroria përgënjeshtron Ramën dhe Xhafën: Informacioni

Për kapjen e 613 kg kokainë, kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, u shprehën se është një meritë ekskluzive e autoriteteve shqiptare.

Por, Top Channel, duke ju referuar burimeve të sigurta, raporton se  në seancën e sotme gjyqësore, ku dy të arrestuarit u njohën me masën e sigurisë, një nga përfaqësuesit e prokurorisë është shprehur se autoritetet doganore shqiptare janë njoftuar nga pala italiane për ngarkesën prej 613 kilogramë kokainë.

Njoftimi, sipas qëndrimit të Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganeve në Tiranë, e cila ka ndërmarrë në datën 27 shkurt atëherë kur është regjistruar edhe procedimi në kontroll në bazë të analizës së riskut, pasi kishte njoftuar edhe prokurorinë dhe policinë.

Më tej, operacioni sipas prokurorisë së krimeve të Rënda ka vazhduar me dorëzim të kontrolluar për të konfirmuar se ngarkesa do të dorëzohej në magazinën e “Arbëri Garden” në Maminas.

 

 

Të fundit