Flash News

KRYESORE

Prokuroria përshpejton procedurat për Valdrin Pjetrin, i kërkon shenjat e gishtave

Prokuroria përshpejton procedurat për Valdrin Pjetrin, i kërkon

Kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri i dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit akuzohet nga Partia Demokratike se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin me 18 muaj burg në Itali në vitin 2003 për trafikim të lëndëve narkotike.

Për të vërtetuar këto akuza ndaj Pjetrit kanë nisur procedurat ligjore për vërtetim.

‘Ora News’ bën me dije se sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të kërkojë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, në mënyrë që të zbardhë më shpejt të vërtetën e të shkuarës të tij në Itali.

Ndërkohë për këtë rast Prokuroria është në pritje të përgjigjes së letërporosisë së dërguar Interpolit dhe Europolit.

Prokuroria ka nisur hetimet në dirët e para të muajit gusht, pas denoncimit të PD. Mësohet se fillimisht u është drejtuar ministrisë së Drejtësisë, drejtorisë së burgjeve dhe gjykatave shqiptare duke i pyetur nëse Valdrin Pjetri kishte precedentë penalë.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara derisa të zbardhet e vërteta.

 

Të fundit