Flash News

KRYESORE

Prokuroria: Pse nuk ja bllokuam Saimir Tahirit daljen jashtë vendit

Prokuroria: Pse nuk ja bllokuam Saimir Tahirit daljen jashtë vendit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, edhe pse është një person nën hetim nga prokuroria, u largua për disa ditë në Gjermani për t’u rikthyer sërish në Tiranë mbrëmjen e së dielës. Largimi i tij hapi mjaft debate në vend sa i takon kësaj lëvizje kjo edhe për fatin se Kuvendi kishte autorizuar ndalimin e daljes jashtë shtetit.

News 24 kontaktoi me zyrtarë të prokurorisë sa i takon çështjes nëse Tahiri duhet apo jo të largohej nga Shqipëria. Sqarimet e dhëna nga organi akuzës:

Sipas nenti 73, pika dy të Kushtetutës, Parlamentit ju kërkua autorizim për ‘heqjen e lirisë, arrestin dhe kontrollin e banesës’. Në këto kushte, theksoi prokuroria, Kuvendi duhet të shprehej vetëm për objektin e kërkesës. Prokurorët sqaruan se pas refuzimit tt kërkesës për arrestim, çdo masë tjetër shtrënguese ndaj personit nën hetim u konsiderua e papërshtatshme. Gjykatës ju drejtuam me kërkesën për kontrollin e banesës sipas autorizimit të dhënë nga Kuvendi.

Të fundit