Flash News

KRYESORE

Prokuroria shpall pretencën, kërkon 4 vite burg për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

Prokuroria shpall pretencën, kërkon 4 vite burg për ish-gjyqtaren

Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea e cila akuzohet për korrupsion pasiv për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.

Po ashtu mësohet se organi i akuzës ka kërkuar që ish-gjyqtares t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë bashkëshortin e saj, Odhise Andrea prokuroria kërkoi dënimin me 5 vjet burg dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të detyrave publike për 5 vjet.

Lidhur me të akuzuarit e tjerë në këtë proces, prokuroria kërkoi 4 vjet burg për shtetasin Petraq Dashi, 2 vite për Ilia Çabirin dhe 1 vit burg për Eleni Lino. Ndërkohë që u kërkua edhe konfiskimi i pasurisë prej 50.000 euro, shumë pretenduar e marrë si ryshfet.

 

 

 

 

Të fundit