Flash News

KRYESORE

“Prokuroria s’ka asnjë provë për Tahirin”, deputeti irritohet me qëndrimin e Ramës: Si nuk ka turp ky njeri?

“Prokuroria s’ka asnjë provë për Tahirin”,

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas mbrojtjes që kryeministri Rama  i bëri ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë konferencës më Federica Mogherinin.

“Ne e kemi thënë dhe po presim që Prokuroria të dali me të paktën një provë dhe jo dhjetë. Prokuroria quhet një trup e influencueshme sa i përket anës teorike”, ishin fjalët e Ramës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan se organi i akuzës është i kapur nga kryeministri dhe se Rama e ka flamurin të zi, jo kuqezi siç u shpreh gjatë ditës së sotme.

Reagimi i plotë:

Kryeministri prokuror per ish ministrin e brendeshem,por i pavarur per kukesianet.Si s'ka turp.

Kryeministri sot ne sy te Mogerinit per ish-ministrin e tij te brendshem thote se prokuroria s'ka asnje prove te vetme. Kush eshte ky kryeminister prokuror i pergjithshem??

Qe prokuroria eshte kapur nga kryeministri dhe eshte kthyer ne zyre ne kryeministri kete e di gjithe bota,por sinqeriteti i kryeministrit eshte vetedemaskues.

Per kukesianet e burgosur per faj te tij dhe nga policia tij qe i burgos ne mes te nates thote kryeministri :s'kam lidhje me drejtesine dhe s'ka gje le te rrine ne burg.

Turp i rende, ky e shet Shqiperine per drogen,ndaj ky flamurin e ka te zi dhe jo kuq e zi.

Të fundit