Flash News

KRYESORE

Prokuroria turke kërkon 10 vite burg për biznesmenin shqiptar, reagon Agron Shehaj: Ricikluesh parash të pista, i përfshirë edhe Edi Rama

Prokuroria turke kërkon 10 vite burg për biznesmenin shqiptar, reagon

Në mediat turke ka qarkulluar një lajm për administratorin e klubit sportiv Flamurtari Sinan Idrizi i cili është partner i kompanisë “Air Albania”, për të cilin thuhet se ka mashtruar biznesmenin Adnan Polat, i cili në të kaluarën ka qenë edhe president i Galatasarait.

 “Karsmanset.com”, raporton se Prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet burgim për Idrizin nën akuzën “mashtrim i kualifikuar”.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ish deputeti demokrat Agron Shehaj. Shehaj shkruan se Sinan Idrizi është një mashtrues dhe një riciklues i parave të pista.

Ai akuzon kryeministrin Rama se është i përfshirë në këtë skemë.

Postimi i Agron Shehajt:

Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama.

Tani, duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania?

Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!

Të fundit