Flash News

KRYESORE

Prokurorisë 'i djeg', por 'nuk e mban': Do të fillojmë hetimet. Jo për vjedhjen e zgjedhjeve, por të CD-ve

Prokurorisë 'i djeg', por 'nuk e mban': Do të

Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një deklarate 'të rrufeshme" ka reaguar pas publikimit të një seriali të ri përgjimesh nga gazeta gjermane BILD për blerjen e votave në Dibër. PS arriti të përmbyste rezulatin paraardhës në zgjedhjet lokale nga +300 vota në +4000, edhe pse kryebashkiaku socialist ishte larguar nga detyra pas një skandali seksual që i kushtoi postin.

Më poshtë deklarata e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila drejtohet nga Donika Prela.

Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.

 

Të fundit