Flash News

KRYESORE

Promovimi i librit “Si manipulohen zgjedhjet”, të pranishëm figura të rëndësishme të medias e politikës

Sot u promovua libri “Si manipulohen zgjedhjet” në ambientet e ‘Hotel Rogner’ ku të pranishëm ishin emra të rëndësishëm të botës së medias dhe politikës.

Fondacioni gjerman ‘Konrad Adenaur’ dhe POLITIKO janë bërë bashkë për të sjellë në gjuhën shqipe këtë libër, që është një botim origjinal i Yale University Press me autorë Nic Cheeseman, Profesor i Demokracisë në Universitetin e Birmingham-it dhe  Brian Klaas, studiues i politikave globale në London School of Economics.

Fjalën hapëse e mbajti Alfred Lela, drejtuesi i POLITIKO, i cili në përshkrimin e  tij të shkurtër, nuk harroi të falënderonte pjesëmarrësit edhe pse nuk ishte një ditë e zakonshme për qytetarët shqiptarë pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Gjithashtu, për rëndësinë e këtij libri folën edhe përfaqësuesi i KAS dhe ish-deputeti Ylli Manjani.

Të pranishëm ishin ish-Presidenti Bujar Nishani  e shumë figura të tjera të njohura intelektuale e të botës s medias.

Të fundit