Flash News

KRYESORE

Promovoi Palestinën, futbollisti shqiptar u kërkon falje izraelitëve

Promovoi Palestinën, futbollisti shqiptar u kërkon falje

Mesfushori i Kombëtarës, Jamir Hyka, i cili është trasferuar në Izrael, është një praktikant i rregullt i fesë myslimane. Herë pas herë, ai poston në rrjetet sociale, zhvillime që kanë të bëjnë edhe me Palestinën, shtet që është në konflikt të hapur me Izraelin.

Megjithatë, transferimi në futbollin izraelit te Makabi Natanja, e ka detyruar Hykën të kërkojë falje për postime e tij në rrjetet sociale, ndoshta i detyruar nga drejtuesit e klubit.

Statusi i plote:

“Të dashur tifozë të Makabi Netanja

Do të dëshiroja të bëja diçka shumë të qartë. Unë nuk kam asgjë kundër Izraelit apo njerëzve të tij. Në fakt, në udhëtimet e mia të ndryshme në Izrael si pjesëtar i ekipit kombëtar, unë kam pasur eksperienca shumë të mira dhe ia kam kaluar shumë mirë në kohën e shkurtër që kam kaluar këtu. Unë jam kundër luftës she njerëzve të pafajshëm që vdesin nga të dy palët. Do të dëshiroja të kërkoja falje nëse fotot që kam postuar shumë vite më parë kanë ofenduar ndokënd, ai nuk ishte qëllimi im…

Në shtetin tim ne kemi shumë respekt për hebrenjtë dhe në Luftën e Dytë Botërore ne ndihmuam në shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti. Unë jam shumë i entuziazmuar që do të jem në Izrael dhe të mësoj më shumë rreth vendit dhe sidomos të ndihmoj Makabi Netanja të arrijë objektivat e tij dhe të bëjë tifozët të lumtur. Unë uroj që të gjithë të bashkohemi. Para Netanja.”

Të fundit