Flash News

KRYESORE

“Pronarët e mediave besojnë më shumë kriminelët dhe zyrtarët shtetëror sesa gazetarët”

“Pronarët e mediave besojnë më shumë kriminelët

Ish-gazetari i kronikes, Flamur Vezaj, i cili prej dy vitesh është zhvendosur në SHBA shprehet se kolegët e tij në Shqipëri marrin çdo ditë kërcënimë dhe ofendime nga kriminelet, zyrtare te ndryshem, oficer e drejtues policie, prokurore e me raste edhe gjyqtarë. Nisur nga ngjarja që i ndodhi Klodiana Lalës, ai tregon se ka edhe raste kur pronarët e mediave të ndryshme u kanë besuar më shumë kriminelëve dhe zyrtarëve shtetërore sesa gazetarëve.

“Kercenimet e fyerjet jane ‘buk’ e perditshme per gazetarin e kronikes ne Shqiperi. Te punosh gazetar i kronikes se zeze ne Shqiperi dhe te mos marresh kercenime, i bie qe nuk je duke bere punen si duhet! Nuk ka gazetar te kronikes se zeze qe eshte ne teren e qe nuk eshte kercenuar, ofenduar e fyer nga kriminelet, zyrtare te ndryshem, oficer e drejtues policie, prokurore e me raste edhe gjyqtare!  Nuk ka gazetar kronike qe ka qene i kercenuar dhe organet ligjzbatuese apo zyrtaret e drejtesise te kene zbuluar apo ndjekur penalisht autorin! Nuk ka gazetar kronike, qe problemet me individ te ndryshem qofte edhe kercenimet nga te gjitha llojet qe nuk i ka zgjidh privatisht se nuk ka gjet zgjidhje me shtetin! Nuk ka gazetar kronike qe nuk eshte zene me kryeredaktorin, drejtorin apo pronarin e medias ku punon per shkak se ky i fundit besonte me shume zyrtarin apo me raste edhe kriminelin”, ka pohuar ai, i cili së fundmi ka qenë pjesë e televizioni Abc News.

Vezaj ka hedhur poshtë informacionet se ai ka përfituar azil politik në SHBA, duke shtuar se ka ikur përmes Lotarisë Amerikane për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij, e cila nuk iu garantohej as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Të fundit