Flash News

KRYESORE

Pronarët u kthyen nga Italia, punonjësit e fasonerisë në protestë: Na thonë rrini në shtëpi pa të drejtë page

Pronarët u kthyen nga Italia, punonjësit e fasonerisë në

Ndërsa frika nga përhapja e koronavirurisit ka përfshirë edhe Shqipërinë, punëtorë të kompanisë  “Alba Shoes” pranë autostradës Tiranë-Durrës, nuk pranojnë të hyjnë brenda ambienteve të fabrikës, pasi sipas tyre pronarët italianë janë të infektuar me koronavirus.

Ata shprehet se pavarësisht se protestat nuk lejohen, është e vetmja mënyrë që të kompensohen nga kompania, pasi nuk kanë marrë garanci për të vazhduar punën.

Na është njoftuar që mund të qëndrojmë në shtëpi, por ditët e qëndrimit nuk do të paguhen nga kompania. Pronarët tanë mund të jenë me koronavirus, janë kthyer nga Italia. Kemi frikë të punojmë, por duam të paguhemi, të mos rrimë në shtëpi pa të drejtë rroge.Kemi frikë se mund të prekemi nga COVID-19 pasi punojmë në një ambient me shumë njerëz" , thonë punëtorët për Fax news.

Mësohet se janë rreth 3000 punonjës, të cilët kanë pezulluar punën për sot.

Qeveria vendosi dje të mbyllë baret e restorantet në Tiranë e Durrës. Në rrugë patrullonte policia e rendit dhe ajo ushtarake, ndërkohë u vendos edhe pezullimi i transportit publik për dy qytetet.

Të fundit