Flash News

KRYESORE

Pronari i autobusit ku u gjeten 2 kg heroinë, shef i hetimit të krimeve në Drejtorinë e Kufirit

Gjatë një operacioni antidrogë policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 kilogram heroine në  një autobus me pasagjerë shqiptarë në Kapshticë.

Pronari i autobusit në të cilën u sekuestrua heroina është Edmond Çela, oficer policie me detyrë shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracionit në Korçë.

Ky detaj u zbulua pak kohë pasi sekuestrimit të lëndës narkotike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë.

Policia shqiptare kishe informacion se në këtë autobus po transportohej heroinë por pas kontrollit nuk arriti të zbulonte asgjë.

Autobuzi kishte mundur t’i shpëtonte kontrollit kufitar në Kapshticë por nuk ja doli të kalonte në doganën  greke.

 

Të fundit