Flash News

KRYESORE

Pronari i televizionit i përvishet ish-kandidatit të LSI: Kërko falje ti dhe shpura jote, ia hoqëm votat PD-së

Pronari i televizionit ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu ka kritikuar ashpër ish-kandidatin e LSI-së për deputet, Ralf Gjoni, pasi ky i fundit i quajti shqiptarët “popull idiot dhe i keq që s’do veten”. Gjoni i referohej atyre që i gëzohen deklaratave të deputetit gjerman, Gunther Krichbaum, për pesimizmin e treguar për hapjen e negociatave.

“Popull idiot e i keq që s’do veten. Gëzohesh se një copë protagonisti nevrastenik gjerman bën pordhë me negociatat”, shkruan Ralf Gjoni.

Në këtë status ka komentuar Hysenbelliu, i cili kërkon nga Gjoni që të kërkoj falje për votat që ka marrë ai dhe ish-zv/ministri i Energjisë, Dorian Duçka, që së fundmi ka braktisur LSI-në për t’u afruar me kryeministrin Edi Rama.

“O Ralf Gjoni, deri dje nuk i meritonim negociatat, sot i meritokemi . A ka mundësi qe ti dhe shpura jote t’na kërkoni falje që kemi votuar për ty dhe Dor Duçken, se na keni çarë trapin”, shkruan pronari i ‘Fax News’.

Gjoni ka replikuar me Hysenbelliun dhe thekson se ka qenë gjithnjë në favor të hapjes së negociatave, por bashkëbiseduesi nxjerr një tjetër detaj, kur thotë se i ka hequr votat Partisë Demokratike për t’ja dhënë LSI-së.

“A ishe kandidat i LSI-së, e ja hoqa ca votues Gert Bogdanit, e ti solla ty, që u shkoi vota për dhjam qeni. O mik, je i ndërgjeshëm që e meritojmë Europen kur s’kemi bukë të hamë?”,- shkruan Hysenbelliu në statusin e Gjonit.

Ralf Gjoni ka qenë një prej zërave më aktiv të LSI-së në media, gjatë mandatit qeverisës me PS-në, por pas zgjedhjeve të 2017-ës ai ka shfaqur shenja largimi nga partia e Monika Kryemadhit.

‘Njeriu i Metës’ organizoi darkën e Ramës në klubin ekskluziv në Berlin. Kush është ish-zv/ministri që e quan veten ‘pajtues të licensuar’

Të fundit