Flash News

KRYESORE

Pronari i televizionit të njohur nis betejën ligjore me Erion Veliajn, kur nis seanca e parë gjyqësore

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar seancën e parë gjyqësore ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si palë e paditur nga presidenti i Yldon Media Group , Ora News, Ylli Ndroqi.

Në fletë-thirrje thuhet se nëse Erion Veliaj nuk paraqitet në 16 korrik në seancë, gjykata do ta përsërisë ftesën e më pas do të kërkojë shoqërimin me policë. Ndroqi ftoi Veliajn të paraqitet në seancë si detyrim ndaj drejtësisë por edhe qytetarëve shqiptarë.

Sipas ora News, Veloaj do të duhet të përgjigjet për akuzën e shpifjes, të parashikuar nga neni 120 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Padia është dorëzuar nga zoti Ndroqi në datën 19 qershor.

Objekt i çështjes gjyqësore janë reagimet që kryebashkiaku ka bërë teksa pyetej nga gazetarët të RTV Ora dhe Ora Neës për një sërë lajmesh

Veliaj është paditur gjithashtu dhe për mos kallëzim krimi, pasi në media ka folur dhe për persona që kanë tentuar ti vënë gjoba kryetarit të bashkisë.

Në seancën e datës 16 korrik palët do të mund të përfaqësohen vetë ose në të kundërt nga avokati vetëm përmes një prokure të posaçme.

Para seancës, Ndroqi ka përcjellë një mesazh për Veliajn, ku shprehet: Të ftoj të paraqitesh vetë në seancë pa avokat. E ke detyrim publik dhe moral përballë zgjedhësve të tu dhe të gjithë banorëve të Tiranës për të qenë transparent dhe për të thënë të vërtetën.

Të ftoj të jemi në seancë në datën 16 në orën 09:00 përballë drejtësisë së shtetit shqiptar. Në fletë-thirrjen e Gjykatës së Posaçme saktësohet se mos-paraqitja në seancë shkakton pasoja ligjore, me përsëritjen e thirrjes dhe në rast mospërgjigje, shoqërim me shërbime të policisë".

Të fundit