Flash News

KRYESORE

Pronari i komanisë në Zelandën e Re bën ëndrrën realitet: Puno 4 ditë dhe të paguaj për 5

Pronari i komanisë në Zelandën e Re bën ëndrrën

Kjo është kompania që ka marrë përsipër të realizojë “ëndrrat” e çdo punonjësi. pronari i kompanisë neozelandeze “Perpetual Guardian” ka bërë me dije se tashmë punëtorët e tij nuk do të punojnë më 5 ditë, po do të punojnë 4 dhe do të paguhen sikur të kishin punuar 5 ditë. drejtuesi i saj Andreë Baners duket i bindur dhe thotë se ka për t’i lënë vartësve të tij më shumë kohë me shoqërinë dhe familjen, kështu ata kanë për të qenë më entuziastë dhe kanë më të ardhur me ide të reja dhe të freskëta.

Vartësit e Barnes kanë mbetur pa fjalë nga vendimi i bosit të tyre, e disa thonë se një lëvizje e tillë mund t’iu ndryshojë jetën.

Gjermania mban vendin e parë në botë për numrin e ulët të orëve të punës në vit. Pas saj vijnë Danimarka, Norvegjia e Holanda, ndërsa Meksika e Kosta Rika janë ato që i mundojnë punonjësit më shumë.

 

Të fundit