Flash News

KRYESORE

Pronat shtetërore që dha Qeveria për 1 euro gjatë 2019 / Përfitojnë 'të njohurit': nga Carlo Bollino i 'Report TV' te Gaz Demi i 'Partizanit'

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar në vitin 2019 tetë kontrata për Subjekte Ekonomike që kanë fituar të drejta mbi prona shtetërore kundrejt çmimit simbolik 1 Euro, raporton Open Data Albania së cilës i referohet Politiko.al.

Vitin e shkuar nga ky program qeveritar i lançuar në kohën e qeverisë 'Berisha' kanë përfituar 6 biznese dhe 1 OJF (organizatë jofitimprurëse). Sipas Open Data, vetëm njëri ndër përfituesit është investitor i huaj.

Ndër kompanitë shqiptare mund të gjesh emra të njohur si Rozafa (Gjergj Luca), Partizani (Gaz Demi), Concord Investments (Dulakët), Kassel ShpK (Kastriot Ponari), MTSC (Karlo Bolino) dhe 'Fundjavë ndryshe', Arbër Hajdari.

Pronat shtetërore të dhëna në 2019 për vetëm 1 euro dhe me afate deri 60 vite përdorim kanë qenë më parë të shfrytëzuara si objekte industriale apo objekte të Ushtrisë shqiptare.  Qeveria Rama ka dhënë gjithsejt 537 503 metra katrorë sipërfaqe përkundrejt 'përfitimit' të 916 vendeve të reja të punës.

Nuk ka asnjë parashikim kontraktor që të punësuarit duhet të jenë shtetas shqiptarë, vëren Open Data Albania.

Programi Shqipëria 1 Euro, një nismë e ish-kryeministrit Berisha kur erdhi në pushtet në mes të viteve 2000 kishte në fokus 'disbursimin' e pronave shtetërore për punëdhënës potencialë me synim final rritje të investimeve private, sidomos të huaja dhe, sigurisht, uljen e papunësisë.  Investitori me më shumë sipërfaqe të përfituar, gjithmonë sipas të njëjëtit burim, është shoqëria shqiptare Blu Imperial . Vendet e punës më të shumta në kuadër të projektit Shqipëria 1 Euro pritet të hapë shoqëria koreane Yura Co.Ltd e cila do të hapë një fabrikë për prodhim të pjesëve elektrike për automobilë. Invstimi korean parashikohet në shumën 6.5 milion euro, ndërsa vendet e reja të punës 516.

Të fundit