Flash News

KRYESORE

“Pronto”, Prokuroria ngre aktakuzë për 11 zyrtarë, mes tyre ministri i Inovacionit dhe një deputet

“Pronto”, Prokuroria ngre aktakuzë për 11 zyrtarë,

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 11 personave të përfshirë në një skandal të përgjimeve dy vjet më parë i njohur në Kosovë nga mediet si rasti "Pronto”, për shkak të perdorimit të shpeshtë të kësaj fjale gjatë komunikimeve telefonike si rasti "Pronto". Në këtë rast janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale ku përmenden postet e të akuzuarve dhe inicialet e emrave të tyre, bëhet e ditur se në mesin e të akuzuarve janë janë, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ministëri i Inovacionit Besim Beqaj, deputeti Zenun Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Brendshme, Ilhami Gashi, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Prizren, Njazi Kryeziu, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari i ministrit të Brendshëm Sedat Gashi, si dhe ish-shefja e Divizionit Farmaceutik në ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Dhënie privilegjesh të paligjshme

Në njoftimin e saj Prokuroria Speciale thotë se ata akuzohen për kryerjen e veprës penale "shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës"- "Të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme personave, të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë, drejtor për ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj".

Më tej thuhet se "në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës”.  Publikimi i përgjimeve të bëra në vitin 2011-2012 të autorizuara nga një prokuror i misionit EULEX, kishin të bëjnë me hetimet në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit ku ministër ishte Fatmir Limaj, ndërsa, zëvëndësministër ishte Adem Grabovci, tash njëri nga të akuzuarit. Ky i fundit pas ngritjes së aktakuzës, tha se këtë e ka marr vesh nga mediet, ndërsa, hedh poshtë të gjitha pretendimet që ai është fajtor."Deri më tash kam hesht, por unë do t'i tregoj gjitha provat dhe fjalën time do ta dëgjojë çdo qytetar i Replikës së Kosovës dhe do t'i shfrytëzoj të gjitha të drejtat e mia ligjore për ta mbrojtë të vërtetën dhe për ta luftuar spekulimin dhe manipulimin që po bëhet. Ndihem tërësisht i pafajshëm”, u shpreh Grabovci për mediet lokale.

Në përgjimet e publikuara nga një portal vendor "Insajderi”, ndër të tjera dëgjohen biseda telefonike ndërmjet Grabovcit dhe ish kryetarit të PDK-së tash President i Kosovës Hashim Thaci. Në biseda të ndryshme të Grabovcit përmendet edhe kryetari i tashëm i PDK-së Kadri Veseli dhe shumë zyrtarë të tjerë shtetërorë. (DW)

Të fundit