Flash News

KRYESORE

Propagandë apo plan i mirëorganizuar? Ish-anëtarja e MEK: Muxhahedinët po rekrutojnë studentët shqiptarë; dy janë arratisur

Propagandë apo plan i mirëorganizuar? Ish-anëtarja e MEK:

Tema Tv ka publikuar sot dy intervista për muxhahedinët, ku folësit pretendojnë se në Tiranë përballen me tortura nga drejtuesit e organizatës MEK.

Anna Khodabandeh, e cila identifikohet si ‘eksperte britanike’, është një ish-muxhahedine e kampit MEK në Iran dhe ka ardhur në Tiranë për të bindur çdokënd që opozita iraniane nuk është ajo që duket. Në një intervistë për ‘Tema’ ajo lëshon disa mesazhe. Mes të tjerave ajo thotë se MEK po tenton të mbledhë rreth vetes rininë shqiptare.

 

Intervista e dytë është zhvilluar me dy prej muxhahedinëve iranianë që janë arratisur nga pallatet e Yzberishtit ku ndodhen mijëra të tjerë. Ata rrëfejnë eksperiencat e tyre në Tiranë dhe tregojnë sesi raportonin ëndrrat dhe mendimet tek krerët e MEK-ut dhe më pas mijëra persona mblidheshin rreth tyre dhe qeshnin.

 

Ndonëse me gjysmë zëri, analistë të ndryshëm kanë paralajmëruar më herët se Shqipëria do të kthehet në një fushëbetejë përplasjesh mes MEK-ut dhe Republikës Islamike të Iranit. Që kur Tirana pranoi kërkesën e SHBA-së për të strehuar më shumë se 3 mijë muxhahedinë, kundërshtar të regjimit në Teheran, Ambasada iraniane në vendin tonë ka shtuar numrin e personelit.

Të fundit