Flash News

KRYESORE

Propagandë nga bashkia? Sërish të njëjtat portale publikojnë ‘copy paste’: Jamarbër Malltezi tërhiqet nga protesta

Gazeta Tema, TiranaPost, Newsbomb, gazeta Dita dhe JavaNews kanë publikuar sot një lajm të njëjtë sa i përket një marrëveshjeje midis bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare.

Këto portale kanë publikuar lajmin me të njëjtin titull: “Tërhiqet Jamarbër Malltezi, hapet rruga për shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz”

Teksti është ‘copy paste’ dhe aty akuzohet pedagogu Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, se ka udhëhequr protestat e studentëve dhe pedagogëve që kundërshtojnë prishjen e fidanishtes. Protestuesit akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se pas shkollës 9-vjeçare fshihet plani për ndërtimin e disa pallateve shumëkatëshe, çka do të sjellë shkatërrimin përfundimtar të kampusit universitar.

“Kështu, disa orë përpara protestës së 13 prillit të lajmëruar nga PD, mbyllet një tjetër protestë e opozitës, e cila drejtohej nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Me sa duket, betejat e opozitës po bien një nga një”, raportohet nga këto portale.

Nuk është hera e parë që këto portale, shpesh herë edhe Shqiptarja.com, publikojnë lajme ‘copy paste’ që lidhen me propagandën e kryebashkiakut Veliajt. Rasti më flagrant ishte ai i Ardit Gjoklajt, ku bashkia përpiqet ta justifikojë si vrasje jashtë landfillit të Sharrës.

Të fundit