Flash News

KRYESORE

Propagandoi kundër festës së Pavarësisë, rishfaqet imami Ali: Ja kë do vendosë Rama në vend të Skënder Bruçajt

Propagandoi kundër festës së Pavarësisë, rishfaqet

Imami i Tiranës, Armand Ali, i cili bëri bujë me deklaratën e tij në përvjetonin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se nuk është festë e myslimanëve shqiptarë, ka reaguar sërish publikisht. Por, këtë herë për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Një ditë më parë Politiko.al bëri me dije se Erdogan i ka vendosur një kusht të rëndësishëm kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e Skënder Bruça. 

Imami Ali, ngre pyetjen se kë do vendosë Rama në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke ironizuar myftiun e Tiranës. “Mos o Zot mos ja shti në mendje Ylli Gurrën se na mori lumi”, shkruan Imami.

Reagimi i imamit Armand Aliut: 

Haxhi Psikologu e di edhe vetë se nuk e ka të gjatë në atë post. Çështja është se kë do vendosi Rama në vend të tij. 🤔  Mos o Zot 😱 mos ja shti në mendje Ylli Gurrën se na mori lumi. Psikologu e ktheu KMSH nga institucion fetar, në shoqatë që punon 50% në hesap të qeverisë dhe 50% për llogari të FETO-s. Ndërsa socio-politologu do ta kthejë KMSH në organizatë që punon 50% për llogari të SHISH dhe 50% për llogari të Antiterrorit

O Allah  

vendosi çështjet tona në duart e më të mirëve prej nesh 

e mos i vendos çështjet tona në duart e shërbëtorëve të atyre që na urrejnë dhe punojnë natë e ditë kundër nesh”, shkruan imami Aliu.

Të fundit