Flash News

KRYESORE

Propozim surprizë nga PD-LSI, kërkohet ndryshim i Kushtetutës: Arta Marku të humbasë mandatin. Prokurori i Përkohshëm me 3/5 e votave

‘Fronti Opozitar’ do të bëjë një propozim surprizë sa i përket ndryshimit të Kushtetutës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. PD dhe LSI kanë bashkuar votat për të dorëzuar në Kuvend amendamentin ku kërkohet që edhe kryeprokurori i përkohshëm të zgjidhjet me 3/5 e votave, si dhe t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut, ndryshe nga sa ndodhi me zgjedhjen e Arta Markut.

Ky amendament parashikon shkarkimin e Markut nga detyra dhe në deri në zgjedhjen e prokurorit të ri, funksionin e saj do e ushtrojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ndërkohë, prokurori i ri duhet të vij nga një listë me disa kandidatura të dorëzuara nga Gjykata Kushtetuese, pasi ata t'i jenë nënshtruar procesit të vetting-ut. Nëse asnjë nga kandidatët nuk votohet me 3/5 e votave në Kuvend, atëherë në krye të Prokurorisë vendoset kandidati i listuar i pari nga Kushtetuesja.  

Ky propozim vjen pak ditë përpara protestës së 27 janarit, të thërritur nga opozita, por me gjasë mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk do e pranojë amendamentin e PD-LSI, pasi e konsideron të ligjshëm procesin e zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Propozimi i PD: Pika 13 e nenit 179 të Kushtetutës ndryshon si më poshtë...

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i përfundon koha e qëndrimit në detyrë të nesërmen e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm sipas procedurës së parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm. Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e caktuar për zgjedhjen brenda 10 ditëve nga propozimi, kandidati i rendit i pari, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar sipas ligjit, konsiderohet i emëruar. Kandidatët i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me procedurë të përshpejtuar dhe me përparësi ndaj të gjithë subjekteve të tjera të rivlerësimit. Rregullat e detajuara për caktimin e prokurorit që do të ushtrojë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të përkohshëm dhe afatet për realizimin e procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe rivlerësimit kalimtar të tyre përcaktohen me ligj.

Grupi Parlamentar i PD-së firmos kërkesën: Të largohet Gramoz Ruçi, ka shkelur të drejtën e opozitës

Të fundit