Flash News

KRYESORE

Propozimet e Ramës dhe Ruçit, nesër votim i fshehtë në parlament për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së

Propozimet e Ramës dhe Ruçit, nesër votim i fshehtë

Parlamenti do të mblidhet nesër në seancë plenare ndërsa në rendin e ditës janë disa projektligje të cilat pritet të hidhen në votim. Në seancën që do të mbahet nesër do të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës.

Në pikën 16 të rendit të ditës, parashikohet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Votimi do të jetë i thjeshtë dhe për miratimin e tyre nevojitet shumicë e thjeshtë votash.

Gjashtë janë emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. Qeveria ka propozuar emrin e Ridvan Bodes, Suela Popës dhe Edlira Luçit, ndërsa tre emrat e propozuar nga Kuvendi janë, Artan Hoxha, Arben Malaj dhe Luljeta Minxhozi.

Votimi pritet të nxjerrë edhe qëndrimin që do të mbajë deputetët socialistë në lidhje me propozimet e bëra nga Rama për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëri, kjo pasi në kohën kur u bënë publike ngritën shumë debate, për faktin se një është ish-ministër demokrat kurse propozimi i dytë bashkëshortja e deputetit të LSI-së.

Ndërkohë, po nesër do të hidhet në votim, po me votim të fshehtë, edhe projektvendimi për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu.

Të fundit