Flash News

KRYESORE

Propozimet për dekriminalizimin dhe vetingu në politikë? Si u përgjigj Bylykbashi pas takimit për ‘Zgjedhoren’

Propozimet për dekriminalizimin dhe vetingu në politikë? Si u

Oerb Bylykbashi ka komentuar takimin e sotëm 4-palësh pas mbledhjes së Këshillit për Reformën Zgjedhore.

Në një dalje për mediat, Bylykbashi tha se opozita është angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte dhe propozime konkrete.

“Sot u mblodh grupi i përfaqësuesve politikë prej katër përfaqësuesish dhe grupi i ekspertëve që do të punojë pranë nesh, siç është rënë dakord në Këshillin Politik.

Sot ne miratuam axhendën e Reformës Zgjedhore duke përcaktuar edhe afate gjatë së cilës, përgjatë këtij procesi kur do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.

Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm dhe metodologjinë që ai përfshin, i hapet puna rrugës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.

Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni.

Ajo që ka rëndësi të thuhet është se dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur politikisht në Këshillin Politik, ku do të përfshihen, çështja e shitblerjes së votës, ndarjes së politikës nga krimi, probleme të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve; çështja e sistemit zgjedhor.

Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët, elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika, shtetin nga partitë politike. Një angazhim dhe një standard i OSBE-së pa të cilin çdo kornizë ligjore pëson fatin e ndryshimeve që janë bërë deri më sot. Ky është thelbësor në procesin që po nisim që nga sot”, tha Bylykbashi.

I pyetur se çfarë propozimi do të ketë opozita në draftin që është dërguar, ku flet për masa shtesë tek ligji i dekriminalizimit dhe a do të ketë propozime të asaj që ishte më herët vetingu në politikë, Bylykbashi tha se “Çështje të substancës do të diskutohen më pas nga ekspertët dhe nga grupi i përfaqësuesve politikë”.

Të fundit