Flash News

KRYESORE

Propozimi i gazetarit: Meqenëse Kotzias e çoi Bushatin për bisedime në Kretë, takimi tjetër të mbahet në Tropojë

Propozimi i gazetarit: Meqenëse Kotzias e çoi Bushatin për

Gazetari i emisionit 'Arena', Dritan Hila ka bërë një propozim sa i takon takimeve të ardhshme që do të mbahen mes dy ministrave të Jashtëm, Bushati dhe Kotzias.

Hila shkruan në rrjetin social Facebook, se meqenëse Kotzias e çoi Bushatin për bisedime në Kretë atëherë takimi tjetër të mbahet në Tropojë.

“Meqenëse Kotzias e çoi Bushatin për bisedime në Kretë (pse jo ne Janine?), unë propozoj që mos ta çojnë në Korçë por në homologen e Kretës: Tropojë.

Dhe e kam seriozisht. Ky është reciprocitet”, shkruan Hila.

Të fundit