Flash News

KRYESORE

Propozimi i Ballës për PD-LSI, Basha e hedh poshtë: Bordi i Shkollës së Magjistraturës është më politik se “Qemal Stafa”

Propozimi i Ballës për PD-LSI, Basha e hedh poshtë: Bordi i

Kryeopozitari Lulzim Basha hedhur poshtë në mënyrë kategorike propozimin e bërë nga Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, që PD dhe LSI të shkruajnë vetë amendamentin për Shkollën e Magjistraturës, për të bërë të mundur më pas kalimin me shumicë votash në Kuvend.

Por Basha e konsideroi këtë propozim në shkelje të Kushtetutës dhe që zhbën reformën në drejtësi. Sipas kreut të PD-së, amendamenti për Magjistraturën i jep kompetenca institucioneve të vjetra të drejtësisë, duke anashkaluar institucionet e reja që parashikohen të ngrihen pas kalimit të reformës së 22 korrikut.

“Propozimi i tyre konsiston në zhbërjen e reformës në drejtësi dhe shkeljen e kushtetutës. Vetë propozimi është anti-kushtetues. Po flasim për një amendament që i jep kompetenca KLD dhe Prokurorit të Përgjithshëm, institucioneve të vjetra, që të bëjnë emërimet në drejtësi”, tha Basha.

Lulzim Basha denoncoi bordin e Shkollës së Magjistraturës se është politik dhe i dominuar nga nomenklatura e Partisë Socialiste.

“Bordi i Shkollës së Magjistraturës është më politik se bordi i fondacionit “Qemal Stafa”. Nëse ti ke në Shkollën e Magjistraturës të gjithë nomenklaturën e PS, që do të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë mendoj se përgjigja është e kuptueshme. Nuk funksionin kjo dhe nuk ka për të funksionuar”, theksoi kryedemokrati.

Basha flet sërish për teatrin dhe nuk përmbahet ndaj Ramës: Psikopati kërkon që qyteti të quhet “TiRama”; godina e re të ndërtohet te ‘Piramida’

Basha tregon çfarë do të ndodhë nëse Meta dekreton ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar

Të fundit