Flash News

KRYESORE

Propozimi i Bashës për djegien e mandateve, reagon Spiropali: E keqja e ka një të mirë

Propozimi i Bashës për djegien e mandateve, reagon Spiropali: E keqja

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratës së Bashës se do t’i propozojë Grupit Parlamentar dhe forumeve më të larta, djegien e mandateve të deputetit.

Nëpërmjet një postimi në "Twitter", Spiropali është shprehur se ky vendim i PD-së, krahas të keqes e ka edhe një të mirë, e cila sipas saj është fakti që të paktën, do të kursehen rrogat për deputetët që "ndotin Parlamentin".

Postimi i plotë:

Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!

Të fundit